Ja kë po e mbështetë Olta Gixhari në garën për Bashki (Foto)

Aktorja Olta Gixhari thotë se mbështet kandidaturën e Grida Dumës për Durrësin.

ShowBiz

18/04/2015 17:18

Ajo shprehet se e ndjek vazhdimisht Gridën, edhe pse nuk e njeh personalisht. Sipas saj, Grida është yll e bukur, si të gjitha vajzat durrsake.

“E preferoj si politikane, e kam ndjek nonstop në daljet dhe aktivitetin e saj publik. Energjia që ka dhe transmeton, dëshira për të bërë gjëra të bukura, më pëlqen. Është kjo arsyeja pse unë e mbështes në garën për Durrësin. Për atë që përfaqëson, do e mbështesja kudo. Ajo është durrsakja ime, është yll e bukur, si të gjitha ne, vajzat e Durrësit, pasi kemi pasur fatin të rritemi pranë detit dhe jodit”, thotë për Panorama aktorja Gixhari. transmeton gazetaexpress

Së duket Grida nuk pëlqehet vetëm nga meshkujt, por edhe femrat, për pamjen e saj. lajmi.net