A mund apo jo të ketë Instagram, Meghan Markle?

Princesha Eugenie është e vetmja Princeshë me një llogari në Instagram… por Meghan Markle nuk mund të ketë. Me siguri, të gjithë duan të dinë PSE.

ShowBiz

06/06/2018 08:14

Familja mbretërore nuk është e njohur për llogari personale në Instagram, por Princesha Eugenie duket se bën përjashtim nga ky rregull. Motra e saj më e madhe, Princesha Beatrice e York-ut, 29-vjeçare, nuk ka llogari personale në Instagram, por Eugenie, 28 vjeç, ka krijuar account-in e saj në mars të vitit 2017. Po a po e thyen ajo rregullin mbretëror?

Me sa duket, jo.

Derisa të dyja motrat punojnë full-time, për Eugenie-n të jesh asociale nuk do të thotë të jesh pro rregullave të mbretërisë. Kjo do të thotë që ato mund të ndjekin rregulla të ndryshme nga Meghan Markle, e cila është tashmë e martuar me një pjesëtar nga familja mbretërore.

Princesha Eugenie ka thënë: “Shpresoj ta përdor këtë platformë për të ndarë kauza, pasione dhe njerëz të afërt të zemrës sime.”

Ajo ka postuar gjithsej vetëm 19 fotografi vitin e kaluar, por ka grumbulluar plot 166k followers. Por ka shumë spekulime pse ajo është e vetmja nga familja mbretërore me një llogari personale në Instagram, transmeton lapsi.

Në fillim të vitit, sapo u mësua lajmi se Meghan Markle, 36 vjeç, u fejua me Princin Harry, 33 vjeç, Meghan fshiu të gjitha llogaritë në median sociale. Në dhjetor të 2017-ës, një muaj pas fejesës, Meghan kishte 1.9 milionë followers në Instagram, 350k në Twitter and 800k në Facebook.

Mund ta imagjinoni se si i fshiu në pak minuta të gjitha këto nusja e Givenchy?

Ka një rregull të familjes mbretërore rreth medias sociale që nuk duhet harruar, sepse është pjesë e protokollit, ndaj edhe Meghan e ka respektuar këtë.

Motra e Eugenie-s, Princesha Beatrice, mund të mos ketë Instagram, por ajo përdor llogarinë në Twitter @YorkieBea, për të postuar foto, por ka edhe llogati të tjera si @RoyalFamily dhe @KensingtonRoyal të cilat përdoren për të ndarë lajme nga familja mbretërore, foto apo video.

Po pasi Princesha Eugenie të martohet në tetor me Jack Brooksbank, a do të ketë Instagram?