Ja e ardhmja e Besnik Hasit

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi nuk do të largohet nga Anderlechti, edhe pse në këtë sezon dështoi të fitoj ndonjë trofe.

Sport

31/05/2015 18:25

Besnik Hasi do të vazhdoj të mbetet trajner i Anderlechtit, për së paku edhe një sezon tjetër, edhe pse në këtë vit nuk fitoi asnjë trofe.

“Ne jemi shumë të kënaqur me punën e Besnik Hasit”, – tha drejtori i përgjithshëm i klubit belg, Herman Van Holsbeeck, për faqen zyrtare të Anderlecht-it, ‘Anderlecht-online.be’.

“Sigurisht, që Hasi është zgjedhja jonë e gjatë për të ndërtuar një ekip me të rinj. Ne kemi e ruajture këtë frymë në skuadër. Hasi e ka treguar më së miri këtë”, tha Van Holsbeeck.

“Kujtoni fushatën tonë të bukur në Champions League dhe finalen e Kupës. Ne ishim në garën për titull deri në javën e fundit. Trajneri ka bërë një punë të mirë. Vetëm kurora na mungoi”, – përfundoi drejtori i përgjithshëm i klubit belg.