Ja disa këshilla për ditët e verës

Vera  ka ardhur dhe vapa po na shoqëron çdo ditë. Në këto ditë kërkojmë një zgjedhje sa më të mirë për t’i shpëtuar motit të nxehtë. Vera sjell ditët që nuk mund të rrish as jashtë, as në shtëpi, sepse i nxehti i padurueshëm ju bën të mos ndiheni aspak komodë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të përballuar vapën dhe për t’u ndjerë sa më të freskët.

Fun

29/07/2018 14:55

Qëndroni në shtëpi në kohën që dielli është shumë i nxehtë. Nuk duhet të dilni nga ora 11:00 e mëngjesit deri në 18:00 pasdite, sepse gjatë kësaj kohe rrezet e diellit janë të dëmshme dhe vapa mund të shkaktojë shumë probleme.
Në ditë shumë të nxehta duhet të eliminoni aktivitetet fizike. Duhet t’i kryeni ato gjatë mëngjesit që është freskët dhe jo gjatë orëve të ditës.
Pini sa më shumë lëngje. Mos lejoni që trupi juaj të dehidratohet, pini sa më shumë lëngje dhe sidomos ujë që duhet të pini më shumë se sa pini zakonisht.
Bëni dush me ujë të ftohtë. Dushi me ujë të ftohtë do t’ju ndihmojë për t’i shpëtuar sadopak të nxehtit.
Përdorni ajrin e kondicionuar. Përdorni në shtëpitë apo zyrat tuaja ajrin e kondicionuar dhe mbani një temperaturë konstante.
Vishni rroba me materiale të freskëta. Zgjidhni veshjet me ngjyra dhe të holla për të mos thithur rrezet e nxehta të diellit. Gjithashtu duhet të përdorni kapele për të mbrojtur fytyrën.
Konsumoni ushqime të lehta dhe mos përdorni furrën.
Herë pas here freskohuni duke lagur me ujë të ftohtë ose akull pulsin e duarve, kjo ju ndihmon të qëndroni të kthjellët.
Mos përdorni alkool dhe kafeinë. Janë dy produktet që nuk duhet të konsumohen gjatë ditëve të nxehta.