Ja dëshmitë se tatuja e Morenës quhet Isis (Foto)

Në setin e fundit fotografik të realizuar nga Morena Taraku në plan të parë kishte vënë gjoksin e saj, ku duket edhe tatuazhi i vendosur në gjoks.

ShowBiz

27/01/2016 15:02

Tatuazhi në gjoksin e saj, i cili është i kopjuar nga këngëtarja, Rihanna, ka tematikë perëndeshën egjiptiane e quajtur “Isis”, transmeton Telegrafi.

Këtë detaj si duket nuk e di bukuroshja kosovare, pasi që së fundi ka reaguar duke mohuar gjithçka përmes rrjeteve sociale.

Por, “Kleopatra me krahët e shqiponjës” në Egjiptin e lashtë është quajtur perëndesha ISIS.

Kjo e fundit është e njohur edhe si mbrojtëse e të vdekurve dhe perëndeshë e fëmijëve. /Telegrafi/