Ja data e lançimit të Huawei Honor 8 dhe performancat e tij

Firma kineze Huawei do të zbulojë smartfonin Honor 8 i cili është përfolur shumë se do të ketë 4GB ram dhe skaner për gjurmë gishtash.

Auto & Tek

01/07/2016 00:42

Data e zbulimit të këtij smartfoni pritet të jetë 11 korriku sipas informatave të fundit, transmeton lajmi.net

Ndërsa ne do të ju paraqesim disa nga përformancat kryesore të tij:

Ekrani do të jetë 5.2inch(HD), me një procesor Octa-Core Kirin 950 dhe sistemin Android 6.0 Marshmallow.

Honor 8 do të ketë 4GB ram dhe një bateri me kapacitet prej 2900mAh. NFC dhe skaner për gjurmë gishtash.

Është përfolur shumë se smartfoni do të ketë kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme edhe pse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar./lajmi.net

YouTube player