Ja çka u gjet në shtëpitë e shqiptarëve të arrestuar për drogë (Foto/Video)

Trafik droge, grabitje, vjedhje me armë. Këto janë akuzat për një grup shqiptarësh të arrestuar nga Guardia di Finanza e Pescara.

Lajme

23/02/2016 22:55

 

Në pranga u vunë C.G. 50 vjeç, D.A., 32 vjeç dhe M.G., 37 vjeç të tre shqiptarë me banim në Romë, shkruan lapsi.

Grupi i organizuar kishte krijuar një rrjet për trafikun e kokainës dhe marijuanës në zonën mes Peskarës dhe Kietit. Ata kryenin edhe grabitje të bizneseve të zonës.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjet një arsenal armësh, përfshirë thika, pistoleta dhe sende të grabitura. Në shtëpinë e njërit prej tyre u gjet dhe një shotgun si dhe 300 thika.

guardia di finanza sequestri rapineguardia-di-finanza-sequestri-rapine-1

YouTube player