Ja çka thotë pronari i gjelit dinozaur të Kosovës (Video)

Gjeli gjigant, i cili u bë temë në mediat botërore, ka bërë që pronari i kësaj shpeze të mos e tregoj emrin e fshatit, për shkak të pamundësisë për t’i pritur të gjithë të interesuarit.

Fun

31/03/2017 00:01

Pronari i gjelit, Fitim Sejfija, ka thënë për “RTV Dukagjini” se gjeli në kohën e dimrit arrin deri në 8 kilogram dhe ka një gjatësi 80 deri në 85 centimetra.
Videoja e publikuar në you tube ka arritur që për pak ditë t’i shënojë 130 milionë shikime. Ky gjel mund të hyj edhe në rekorder e librit Guiness, për shkak se gjeli më i gjatë është 66 centimetra.