Ja çka shkruajnë mediat greke për trenin serb

Edhe mediat greke kanë shkruar për trenin serb që donte të futej në Kosovë, duke shkruar se Serbia ka kërcënuar Kosovën.

Lajme

15/01/2017 22:41

Gazeta e njohur “Protothema” nënvizon se presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç madje nuk ka hezituar të thotë se nëse ndonjë serb do të prekej në Kosovë, Beogradi do të niste edhe ushtrinë për në veriun e shtetit të ri ballkanik.

Gazeta në fjalë shton se Kosova ka qenë territorialisht e Serbisë deri më 2008, kohë kur ka fituar edhe pavarësinë, përcjell Shekulli.

Shteti i Kosovës është njohur tanimë si realitet nga ana e shumë shteteve evropiane dhe nga SHBA, por jo nga Serbia dhe Rusia.