Ja çka punojnë prindërit e yjeve tona (Video)

Edhe pse këngëtarë të suksesshëm dhe të dëshmuar në fushat e tyre, pa dyshim se diçka kanë trashëguar nga prindërit e tyre, të cilët ndoshta as që kanë pasur ndonjë lidhje me profesionin e tyre aktual.

ShowBiz

22/03/2015 12:29

Disa të lidhur familjarisht me artin, e disa të tjerë me fusha tjera. Jeta është e tillë, me ndryshime edhe në këtë sferë.

Motrat Adelina dhe Zanfina Ismaili janë fëmijë të Mona dhe Rexhep Ismailit, transmeton Prive.al. Mona ka qenë biblotekiste në Biblotekën Universitare e sot është në hap me karrierën e Zanfinës, ndërsa babai i motrave ka qenë teknik i makinerisë në RTP.

Babai i Tunës, Shaban Sejdi, është shumë i njohur për sukseset e tij në sport. Fitues i medaljes olimpike në mundje dhe një sërë suksesesh tjera të mëdha në arenën ndërkombëtare, kanë bërë që babai i këngëtares së suksesshme të konsiderohet një prej sportistëve më të mëdhenj në ish-Jugosllavi. Dihet se edhe Tuna është marrë një kohë me sporte luftarake, por tash ajo ka suksese në një krejt tjetër fushë për dallim nga i ati.

Pa dyshim se më lehtë në shoubiznes e kanë pasur Nora dhe Era Istrefi, pasi që nëna e tyre ka qenë vet këngëtare, kurse babai i tyre ishte gazetar.

YouTube player