Ja çka po bënte Stresi pak ditë para se të kapej nga policia

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar reperi Arkimed Lushaj.

ShowBiz

18/10/2018 08:38

Policia e Tiranës ka njoftuar se reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është arrestuar pas disa muaj hetimesh si anëtar i një grupit kriminal që operonte në Tiranë, shkruan lajmi.net

Në një hotel në Linzë gjatë kontrollit të ushtruar, Stresit i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi tashmë akuzohet për veprat penalë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Krimeve kundër personit”.

Por pak ditë para se të kapej nga policia ai para publikut u paraqit si një djalosh i mbarë në ‘Kënga Magjike’, aty ku i ka dedikuar këngë nënës.

‘Të du mom’ titullohet projekti i tij i fundit muzikor./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo_Gc1fHp4_/?hl=en&taken-by=stresi

https://www.instagram.com/p/BpAkWx8H5QT/?hl=en&taken-by=stresi