Ja çka përdori Policia e Kosovës për të parë nëse treni po afrohej (Foto)

Policia e Kosovës të shtunën ishte mobilizuar me gjithë arsenalin që të mos lejojë në asnjë formë futjen e trenit ilegal serb të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

Lajme

16/01/2017 11:48

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, kishin urdhëruar njësitet elite që të shkojnë në veri dhe të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të reaguar në rast përpjekje që treni të futej në Kosovë.

Ajo që ra në sy ditën e shtunë ishte edhe përdorimi i dronit nga Policia e Kosovës për të parë andej kufirit nëse treni po i afrohej territorit.

Siç shihet edhe në foto, një pjesëtarë i Policisë ishte angazhuar të merrej vetëm me dronin e policisë dhe i njëjti vazhdimisht përcillte gjendjen nga lart.