Ja çka ndodh me Facebook-un tuaj pasi të vdisni – Lajmi.net
Ja çka ndodh me Facebook-un tuaj pasi të vdisni
Autori: Lajmi.net Rrjetet SocialeTeknologji 21:34, 7 November 2016
Nëse vdisni, prej shumë gjërave të tjera që mund të lini mbrapa në këtë jetë është edhe llogaria juaj në “Facebook”.

“Facebook” raportohet se tashmë ka rreth 30 milionë përdorues të vdekur, të cilët përdornin rrjetin social para se të vdisnin. Sipas ABC, rreth 8,000 përdorues të “Facebook” vdesin çdo ditë.

Ekspertët thonë se mbetja e llogarive aktive edhe pas vdekjes së përdoruesve është shqetësuese. Dhe nëse mendoni se të afërmit tuaj mund të kenë qasje në llogarinë tuaj pasi të vdisni, gaboheni. Rrjeti më i madh social, “Facebook”, i ka lënë përdoruesit të zgjedhin mbi atë se çfarë do t’u ndodh llogarive të tyre pasi të kenë ndërruar jetë – të fshihen përgjithmonë apo të mbesin kujtim.

“Facebook” ka ofruar gjithashtu edhe një metodë tjetër, një trashëgimtar të llogarisë, ku mund të vendosni se kush mund t’ua kontrollojë llogarinë pasi të keni vdekur.

Pasi trashëgimtari i llogarisë tuaj të ketë postuar një mesazh të fundit në “Facebook”, profili juaj shndërrohet në memorial, ku miqtë tuaj do të mund t’ju shohin më pas vetëm si kujtim, jo si shok në “Facebook”.

Fjalët kyçe: Facebook, Vdekja

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion