Ja çka kanë bërë banorët e Novi Pazarit për Erdoganin

Novi Pazari është gati për vizitën zyrtare të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Serbi. Do të jetë kjo vizitë e gjatë e Erdoganin në këtë qytet, në qendrën e Sanxhakut. Ja se çfarë thonë banorët

Lajme

10/10/2017 14:07

Erdogani për herë të parë e ka vizituar Novi Pazarin në vitin 2011 derisa ka qenë kryeministër i Turqisë. Për herë të dytë do të shkojë si president i Turqisë bashkë me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Novi Pazari është i gatshëm ta presë njeriun e parë të Turqisë. Është zbukuruar me shirita të bardhë dhe të kuq, dhe nëpër bilborde është fotografia e Recep Tayyip Erdoganit.

Atëherë si edhe tani, nëpër qytet është përhapur atmosferë euforie dhe e pritjes pozitive në mes të banorëve, për të cilët, ardhja e presidentit turk, pa fshehje të emocioneve, paraqet nder dhe privilegj të madh, pretendon Al Jazeera Balkans.

Gjatë tentimit të grusht shtetit në Turqi, banorët e Novi Pazarit ishin të parët në rajon të cilët mbajtën tubim masiv në qendër të qytetit, në shenjë përkrahjeje për presidentin turk.

Ata sqarojnë se ajo ishte gjëja më e vogël që mund të bënin për dikë te i cili e shohin mikun e hapur të Serbisë dhe boshnjakëve të cilët jetojnë atje.

“Elitat sunduese të cilat kanë qenë në udhëheqje të Turqisë para Erdoganit as nuk kanë ditur se ku janë boshnjakët, e as ku është Novi Pazari. Ndërsa ky president përsëri vjen si mik i Serbisë dhe para se gjithash si dikush i cili brengoset për këtë popull në Sanxhak”, pretendon Esad Lotinac nga Novi Pazari, transmeton Gazetametro.net.

Vizita e Erdoganit në Novi Pazar po trajtohet si një akt prej të cilit do të përfitojë e gjithë Serbia e sidomos rajoni i Novi Pazarit.

“Sa jemi në dijeni, presim që vizita e presidentit turk më në fund do të realizojë planin e shumëpritur të rikonstruktimit të rrugës në mes të Sjenicës, Tutinit dhe Novi Pazarit e cila është ndërkombëtarisht e njohur si rruga më e keqe në përdorim. Është paralajmëruar edhe ardhja e delegacionit të biznesmenëve nga Turqia, ndërsa ne nga Novi Pazari jemi të njohur për kulturë afariste”, thotë Nusret Dolovac, banor i Novi Pazarit.