Ja çka duhet të kemi shumë kujdes me orizin para se të përgatitet

Njerëzit të cilët kujdesen për mbajtjen e linjës zakonisht zgjedhin orizin në vend të bukës apo patateve të skuqura, por trupit të vet i bëjnë dëm nëse nuk do të kujdesen për përgatitjen e tij.

Lifestyle

23/03/2017 00:31

Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i orizit që nuk është gatuar siç duhet, mund të rezultojë me hyrjen e arsenikut në organizëm. Ky komponim është i lidhur me kancerin, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe problemet e zhvillimit, shkruan Telegraph.co.uk.

Arseniku ndodhet natyrshëm në mjedis, por orizi e thith një sasi më të madhe të toksinave se kulturat e tjera dhe poashtu i merr nga pesticidet dhe toksinat industriale.

Megjithatë, ekspertët thonë se sasia e arsenikut në oriz mund të reduktohet në mënyrë drastike me përdorimin e metodave të ndryshme të gatimit. Ata thonë se duhet vetëm që të zhytni orizin në ujë gjatë natës, dhe pastaj orizin e tillë e shpërlani dhe e zieni si zakonisht.

Profesor Andy Meharg nga Queens University Belfast ka testuar tri metoda të përgatitjes së orizit për programin e BBC-së “Më besoni, unë jam mjek” dhe ka analizuar rezultatin.

Metoda më e suksesshme është treguar ajo me zhytjen e orizit në sasinë e ujit pesë herë më të madhe gjatë natës, e cila rezultoi në një rënie në sasinë e arsenikut mbi 80 për qind.