Ja çka do të ndiqni sonte në emisionin ‘Mirage’

Sonte, si çdo të premte tjetër, do ta ndiqeni emisionin ‘Mirage’.

ShowBiz

31/03/2017 14:38

Në faqen e lajmi.net në Facebook, nga ora 19:00, keni mundësi që ‘live’ t’i mësoni shumë të reja për shumë personazhe të dashura për ju.

Grupi i humorit ‘Stupcat’ vijnë me një intervistë ekskluzive ku do të flasin për sezonin e ri të serialit ‘Egjeli’, për padinë kundrejt kompanisë ‘On Air Fm’ dhe për shumëçka tjetër lidhur me ta.

Me një intervistë ekskluzive, do të vjen edhe këngëtarja Gili e cila do të rrëfej shumë gjëra nga jeta e saj private dhe profesionale, të pa zbuluara më herët.

Edhe këtë javë, do keni mundësi ta shikoni rubrikën ‘Kë zgjedh’ që protagonist ka Getinjon e të cilin e kemi vënë në zgjedhje të vështira mes personazheve.

Përpos këtyre intervistave, do t’i kuptoni edhe të rejat e javës që po e lëmë pas.

‘Mirage’ është emision me Aurora Amerllahu!