Ja çfarë rezultate jep ndëgjimi i muzikës klasike

Muzika ndikon në tensionin e gjakut. Ky është përfundimi i një studimi gjerman të publikuar në revistën “Deutsches Ärzteblatt International”.Sipas studimit, muzika klasike, ajo e Moxartit dhe Shtrausit, ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe frekuencës kardiake.

Fun

23/06/2016 15:24

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të gjitha zhanret e muzikës. P.sh. muzika e grupit “Abba” më shumë e stimulon trurin, sesa e relakson. Studiuesit kanë përfshirë në këtë studim 120 persona.

Ata i kanë ndarë vullnetarët në dy grupe: gjysma kanë dëgjuar muzikë për rreth 25 minuta, ndërsa gjysma tjetër kanë qëndruar në heshtje. Më tej, ata që kanë dëgjuar muzikë janë ndarë në 3 grupe: një grup ka dëgjuar Moxartin (Simfoninë nr. 40), një tjetër ka dëgjuar Shtrausin dhe grupi tjetër grupin “Abba” (këngë si “Thank You for the Music”, “The Winner Takes It All” e “Fernando”).

Të gjithë pjesëmarrësve në studim u është matur presioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe niveli i kortizolit, i njohur ndryshe si hormoni i stresit.

Nëse për të gjitha llojet e muzikës u vërejt se ulej niveli i hormonit të stresit, sidomos tek femrat, kjo nuk ndodhte me ritmin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Muzika e Moxartit rezultoi si ajo që jepte më shumë rezultate: ulte ritmin e rrahjeve të zemrës, presionin e gjakut. Të njëjtin efekt ka edhe muzika e Shtrausit, por në shifra më të vogla.