Ja cilit prind duhet t’i ngjajë fëmija që të jetë sa më i shëndetshëm

Ende pa hapur mirë sytë, të afërmit përpiqen të vendosin se kujt prindi i ngjan më shumë një foshnje e porsalindur! 

Lifestyle

24/04/2018 11:19

Duket e vështirë të biesh dakord për një gjë të tillë, por kur të mësoni se foshnjat që i ngjajnë babait kanë një përparësi ndaj fëmijëve që i ngjajnë mamave, atëherë do të doni që gjenet e babait të jenë ato dominantet.

Sipas një studimi të ri, foshnjat që kanë më shumë hijen e të atit kur lindin janë më të shëndetshëm se ata që kanë marrë tiparet e mamasë. Hulumtimi i kryer nga Solomon Polachek, Profesor i Kërkimeve Ekonomike në Universitetin Binghamton dhe Marlon Tracey nga Universiteti i Southern Illinois, kanë monitoruar 715 foshnje të sapolindura për të dalë në një përfundim të tillë.

Sociobiologjia evolucionare mbështet këtë teori, duke treguar se ngjashmëria e babait dhe fëmijës lidhet me mirëqenien e vogëlushit.

Dr. Polachek shpjegoi më tej rezultatet e studimit duke thënë: “Ne gjejmë indikatorët e shëndetit të fëmijës, kur fëmija duket si babai. Përfundimet e studimit sugjerojnë se roli i figurës së babai në zhvillimin e fëmijës është edhe më i rëndësishëm se sa njerëzit mund të imagjinojnë. Studimi shpreson të inkurajojë baballarët që të angazhohen më shumë në jetën e fëmijëve të tyre dhe të kuptojnë rolin kryesor që ata luajnë në rritjen dhe mirëqenien e tyre”.