Ja me cilin yll do të bëjë duet Selena Gomez (Foto)

Rikthimi i Selena Gomez si një artiste solo ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm kohët e fundit, falë albumit të saj Revival.

ShowBiz

04/02/2016 10:21

Ndërkohë që këngëtarja 23 vjeçare ka bashkëpunuar me artistë si DJ Zedd apo Charlie Puth, po punon për një projekt ku do të përfshijë edhe një tjetër yll. E kemi fjalën për miken e saj të ngushtë, Taylor Swift. E pyetur nga E! News nëse ajo do të bashkëpunonte ndonjëherë me Swift, Selena u përgjigj: Pse jo? Në fund të fundit ajo është shoqja ime më e mirë!”

Kujtojmë që Gomez ka qënë pjesë e tourit të Taylor Swift, 1989, ku së bashku kanë kënduar një singëll të Selenës, “Good for You”.  Gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në videon e këngës “Bad Blood” të Swift, por vetëm si figurante. Kësaj here, është Gomez ajo që do kryesojë mbi Taylor!/intv.al/