Ja me cilin produkt mund t’i zbardhni rrobat (Foto)

Shumica e njerëzve e urrejnë pastrimin e rrobave. Konsiderohet një punë e lodhshme, e mërzitshme dhe është e vështirë ta gjeni një detergjent i cili pastron siç duhet dhe nuk kushton shtrenjtë.

Fun

14/07/2016 15:26

Produktet konvencionale të pastrimit të rrobave zakonisht përmbajnë toksina kimike të cilat mund ta dëmtojnë gardërobën tuaj. Por, ekziston një zgjidhje për ta bërë pastrimin e tyre në kushte shtëpie dhe pa i dëmtuar ato aspak.

Gjithë çfarë iu duhet është uthulla.

Vendosni gjysmë filxhani uthull në rrobat tuaja para se t’i vendosni në makinën e larjes. Uthulla e bardhë do ta rris fuqinë vepruese të detergjentit tuaj dhe do t’i largojë njollat në mënyrë efektive pas larjes.

Uthulla mund të përdoret edhe si zbutës. Vendoseni atë në vendin e zbutësit të makinës tuaj të larjes dhe do të shihni të njëjtin efekt sikur zbutësit vetëm se ka dëmtime kimike. Ju nuk keni nevojë të brengoseni për erën sepse ajo nuk iu mbetet rrobave.

Uthulla do t’i largojë në mënyrë efektive njollat e deodorantit apo parfumeve nga rrobat tuaja.

Do t’i neutralizojë aromat e pakëndshme siç është ajo e duhanit.

Ajo gjithashtu do t’i zbardhë rrobat, duke i larguar të gjitha njollat dhe do ta përmirësojë punën e makinës tuaj.