Ja cili medikament ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri

Metformina, një medikament i njohur zakonisht për mbrojtjen nga diabeti i tipit 2, tani sipas studimeve të fundit po del të jetë efikas edhe në uljen e rrezikut të vdekjes nga kanceri.

Lifestyle

13/05/2016 00:09

Hulumtimet e bëra së fundmi kanë gjetur se gratë që janë të prekura nga kanceri dhe diabeti në të njejtën janë 45% më të rrezikuara nga vdekja sesa ato që nuk janë të prekura nga diabeti, transmeton lajmi.net

Por, gratë e diagnostifikuara me kancer të cilat kishin marrur metforminë për trajtimin e diabetit, kishin pothuajse rrezik të njejtë me gratë të cilat nuk ishin të prekura fare nga diabeti dhe që ishin me kancer, pra metformina kishte ulur rrezikun e vdekjes tek ato.

Ky hulumtim është vërtetuar vetëm nga një shoqatë e shëndetësisë dhe hulumtimet e mëtutjeshme për të parë qartë nëse metformina luan rol pozitiv tek gratë e prekura nga kanceri janë të domosdoshme.

Një ekspert i diabetit i cili ishte i përfshirë në studim ishte shumë i kujdesshëm në lidhje me paraqitjen e rezultateve.

“Edhe pse rezultatet ishin në favor të metformines duhet të kryhen ende hulumtime në lidhje me kohëzgjatjen e përdorimit të saj dhe detajeve të tjera në lidhje me këtë”, u shpreh ai.

“Ne ende nuk e kemi kuptuar tërësisht efektin që ka ky medikament në uljen e rrezikut për vdekje nga kanceri por nëse është e vërtetë, atëherë do të jetë lajm i mirë”, u shpreh krejt në fund ai./lajmi.net