Ja cili është “kryeqyteti i Europës”, sa i përket përdorimit të kokainës

Londra është vendi në të cilin përdoret më së shumti kokaina dhe thuhet se kanalet e transportit të saj janë rritur dukshëm në këtë qytet.

Fun

01/06/2016 01:16

Analizat për vitin 2015 kanë treguar se sasia ditore e përqëndrimit të kokainës në 1000 njerëz në Londër ishte 909mg, transmeton lajmi.net

Londra edhe në vitin 2014 kishte përfunduar në krye të tabelës me 737mg por vërehet një ngritje e madhe gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa këtë fundjavë pas analizimit të mostrave, rezultatet flasin për 1044mg në 1000 njerëz.

Sipas studimit të bërë nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogës dhe Vartësisë ka dalur se Europa pa një “figurë të qëndrueshme”, sa i përket përdorimit të kokainës.

Megjithatë, Londra mbetet ndër qytetet e pakta që ka pësuar rritje në nivelet e përdorimit të kokainës.

Studimi ka thënë se, “Shumica e qyteteve kanë pësuar rënie ose kanë qenë të qëndrueshme mes viteve 2011 dhe 2015, por në disa raste e në veçanti Brukseli e Londra kanë pësuar rritje”.

Studimi gjithashtu ka gjetur se 3% e të rinjëve në Britani të Madhe përdorin kokainën dhe vetëm dy vende tjera të Europës kanë shifër kaq të lartë./lajmi.net