Ja cili do të jetë kundërshtari i radhës për Man City në EFL Cup

Pak minuta më parë ka përfunduar ndeshja Manchester City – Fulham, të cilën e fituan vendasit me rezultatin 2:0.

Sport

01/11/2018 23:04

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e katërt të EFL Cup. Me këtë fitore “Citizens” vazhdojnë në çerekfinale të kompeticionit, shkruan lajmi.net.

Në fazën e ardhshme, skuadra e Arijanet Muriqit, ky i fundit i cili sonte u paraqit që nga minuta e parë, do të përballet me fituesin e ndeshjes Leicester – Southampton.

Muriqi sot mbajti portën e pa prekur për 90 minuta dhe pati performancë të mirë, duke justifikuar kështu besimin e strategut Pep Guardiola.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës është vlerësuar me notën 7.4, sipas “SofaScore”.

Mbetet të shihet nëse ai do të startojë edhe në ndeshjen ndaj Leicester/Southampton. /Lajmi.net/