Ja cilat ministri do t’i udhëheq Nisma për Kosovën

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar se partia të cilën ai e drejton do ta drejtoj Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lajme

21/08/2017 20:10

Ndërsa, sa i përket ministrisë se Bujqësisë ka thënë se ende nuk përmbyllur. Megjithatë, ka thënë se Nisma do të ketë një nga prioritetet bujqësinë.

“Jemi duke diskutuar për çështjen e emrave. Ne duam ta japim një shembull nga të tjerët. Po diskutojmë. Jemi në diskutim se ku mund të japim më shumë. Dëshira për t’i shërbyer vendit është e madhe. Ne kemi marrë votat dhe kemi dalë në votim. i siguroj qytetarët qe do t’i shërbejmë me dinjitet vendin tonë”, ka thënë Limaj në RTV Dugagjini.

Limaj nuk ka sqaruar nëse do ta le postin e deputetit për të marrë postin e zv/kryeministrit. Ka thënë se janë në fazën e diskutimeve për të parë se ku mund të ipet kontribut më i madh.

Tutje, ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale. I pari i Nismës ka thënë se kjo parti do të kandidoj e vetme dhe atë në të gjitha komunat e Kosovës.

“Prioritet e kemi: Lipjanin, Shtimen, Drenasin, Kaçanikun, Malishevën, dhe Prizrenin. Presim një garë interesante. Pastaj në disa komuna do të jemi përcaktues në komuna, e në disa tjera do të jemi në koalicione”, ka shtuar ai.