Ja cilat janë të mirat e shumta që sjell Vitamina B – kompleks

Ndryshe referohet edhe si kompleksi i vitaminave B, 8 vitaminat B – B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9, B12 – luajnë një rol shumë të rëndësishëm që trupi jonë të lëvizë si një makinë.

Lifestyle

05/11/2015 15:38

Këto ushqime esenciale ndihmojnë ta konvertojnë ushqimin tonë në ‘gaz’, gjë e cila na lejon neve të jemi më energjetik gjatë gjithë ditës, raporton lajmi.net.

Ja pse secila vitaminë B është shumë e rëndësishme, dhe pse duhet të siguroheni që ju duhet të hani ushqim të mirë.

B1 (Thiamine)

B1 e ndihmon trupin që të krijoj qeliza të reja të shëndetshme dhe shpeshherë edhe quhet vitaminë anti-stres për shkak të aftësisë së saj që ta mbroj sistemin imunitar.

B2 (Riboflavin)

Kjo vitaminë B punon si një antioksidant që ndihmon për ti luftuar radikalet e lehta (grimcat në trup të cilat i dëmtojnë qelizat), dhe pos kësaj edhe mund ta parandaloj plakjen e hershme dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Riboflavin është shumë i rëndësishëm edhe për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, që nevojiten për transportimin e oksigjenit përgjatë trupit.

B3 (Niacin)

Një prej arsyeve kryesore se pse përdoret vitamina B3 është për ta përmirësuar kolestorolin HDL (atë të mirin).

Sa më e lartë të jetë HDL-ja e një personi, aq më pak kolestorol të keq ai/ajo do të ketë në gjakun e tyre.

B5 (Pantothenic Acid)

Fjala ‘Pantothenic’ rrjedh nga fjala greke ‘pantothen’ që do të thotë ‘nga gjithandej’.

Kjo vitaminë është shumë e mirë për prodhimin e hormoneve të seksit dhe atyre të stresit, përfshirë edhe testosteronin.

Studime të ndryshme gjithashtu bëjnë të ditur se B3 është shumë i mirë edhe për lëkurën, pasi që mund ti parandaloj rrudhat dhe pikat e kuqe në fytyrë.

B6 (Pyridoxine)

Bashkë me vitaminat B 12 dhe 9, B6 ndihmon ti rregulloj nivelet e amino acidit homocysteine (i cili lidhet me sëmundjet e zemrës).

Pyridoxine është një faktor i rëndësishëm i disponimit dhe gjumit pasi që ndihmon trupin të prodhoj serotonin, megatonin dhe norepinephrine.

B7 (Biotin)

Kjo vitaminë ndryshe njihet edhe si ‘vitamina e bukurisë’ për shkak të efekteve të mira që i ka në flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm.

Kjo mund edhe ti ndihmoj njerëzit me diabet ta kontrollojnë nivelin e lartë të glukozës së gjakut.

Kjo vitaminë është e rëndësishme gjatë shtatzënisë për shkak se është vitale për rritjen normale të foshnjës.

B9 (Folate)

Studime të fundit kanë bërë të ditur se folate mund ta mbaj larg depresionin dhe ta parandaloj humbjen e kujtesës.

Kjo vitaminë gjithashtu është e rëndësishme për femrat gjatë shtatzënisë për shkak se ndikon në rritjen e foshnjës dhe parandalon defektet neurologjike të lindjes.

B12 (Cobalamin)

Kjo vitaminë punon bashkë me vitaminën B9 për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut dhe e ndihmon hekurin në trup ta bëjë punën e tij duke krijuar oksigjen i cili përmban proteinë dhe hemogloblin.

Kjo vitaminë gjendet vetëm tek produktet e kafshëve dhe studimet kanë bërë të ditur se vegjetarianët kanë mungesë të madhe të kësaj vitamine. /Lajmi.net