Ja cilat janë përfitimet shtesë nga stërvitjet, përveç muskujve dhe vijës së bukur turpore
Shumica e njerëzve stërviten për arsye se dëshirojnë të kenë muskuj më të formuar dhe vijë më të bukur trupore mirëpo shumë pak njerëz e kuptojnë se stërvitja sjell edhe beneficione tjera për ata.
Lifestyle
Mund të ju bëjë më të mirë në seks. Ekspertët kanë konstatuar se aktiviteti i rregullt fizik nxit epshin tek ju.
- Lufton me sëmundje të shumta
Kanceri i gjoksit, sulmet në zemër, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, të gjitha këto mund të mbahen larg në mënyrë natyrale, vetëm duke ushtruar. - Mund të ju sjellë më shumë të ardhura
Një studim ka treguar se personat që rregullisht stërviten kanë rrogë më të madhe për 9% në krahasim me ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. - Ju ndihmon të fleni si një foshnje
Të gjithë kemi të qartë se personat që stërviten bëjnë gjum më kualitativ se ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. - Ju heq toksinat e alkoolit
Stërvitja është një mënyrë e mirë për t`u rikuperuar nga pirja e alkoolit pasiqë i largon toksinat përmes djersitjes. - Forcon lidhjen tuaj
Sipas një studimi, stërvitjet e përbashkëta me partnerin e forcojnë lidhjen tuaj dhe e rrit intimitetin në një nivel tjetër. - Ju ruan nga rrudhat
Një studim ka treguar se personat në të dyzetat që janë stërvitur rregullisht kanë kompozicion të ngjashëm të lëkurës me personat në të 30′ apo 20′. - Ju bën një person më të lumtur
Stërvitjet ju japin endorfinë, endorfina ju bën më të lumtur. - Ju ndihmon të kënaqeni me jetën tuaj dhe me punën tuaj
Një studim tjetër ka treguar se njerëzit që stërviten rregullisht gjatë javës kanë më tepër vetëbesim në balansimin e punës së tyre sesa njerëzit tjerë. - Ua përforcon trurin
Një studim neurologjik sugjeron se nivelet e larta të aktivitetit kardiak në moshë të re, mes 18 deri në 30, ndikon në përmirësimin e aktiviteteve kognjitive 25 vite më vonë.