Ja cila gjini e përdorin më shumë telefonin

Femrat janë duke e përdorur telefonin për katër ose më shumë orë në ditë dhe janë shumë më të prirura të krijojnë varshmëri ndaj përdorimit të tij sesa meshkujt, tregon studimi i parë me këtë temë.

Fun

31/05/2016 06:02

Studimi i kryer në Korenë e Jugut, theksoi se 52% e femrave janë duke e përdorur telefonin për katër apo më shumë orë në ditë që është shumë e lartë në krahasim me 29,4% të meshkujve, transmeton lajmi.net

Raportet e të anketuarve që përdorin telefonin e tyre për gjashtë ose më shumë orë në ditë, përsëri është më i lartë tek femrat me 22,9% krahasuar me atë të meshkujve me 10,8%.

Studimi ka treguar se femrat gjithashtu janë më të prirura për të krijuar varshmëri ngase është vërejtur që ato në çdo kohë janë duke përdorur telefonin përfshirë bisedat, ecjen dhe aktivitete të tjera.

Një statistikë tjetër tregon se 20.1% e femrave kishin ndjenjë të pasigurisë dhe nuk ndiheshin rehat duke mos e përdorur telefonin, ndërsa kjo gjë ndodhte vetëm me 8,9% të meshkujve.

Kujdesi duhet të jetë i shtuar në momentin që hetohet se përdorimi i telefonit më nuk është vetëm hobi por kalon në varshmëri që ndikon shumë në shëndetin mendor./lajmi.net