Ja cila është skuadra më e mirë në NBA këtë edicion

Sezoni i ri në ligën më të fortë të basketbollit, NBA, ka treguar ndryshime të mëdha.

Sport

01/12/2018 23:39

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, nuk janë skuadra që jemi mësuar ta shohim në tri vitet e fundit.

Përkundër disa lëndimeve me të cilat skuadra është përballur, ata janë përçarë nga brenda, duke pasur parasysh edhe zënkën Durant – Green.

Në anën tjetër, me largimin e LeBron James nga Cleveland Cavaliers, skuadra nënkampione duket e “vdekur”, shkruan lajmi.net.

Deri në këtë pikë të sezonit, skuadra më e mirë është ajo nga  veriu, Toronto Raptors.

Në 23 ndeshje të luajtura, Raptors regjistrojnë 19 fitore dhe katër humbje.

Lider i skuadrës është padyshim Kawhi Leonard, i cili këtë sezon po regjistron shifra të jashtëzakonshme.

Leonard ka 34.2 minuta për lojë, në të cilat ka realizuar 25 pikë për ndeshje me një saktësi prej 48.2 për qind. Ai gjithashtu ka shtuar edhe 8.5 kërcime për ndeshje dhe 3.1 asistime, duke kontribuuar edhe në fazën defanzive me 1.7 topa të vjedhur për lojë. /Lajmi.net/