Ja cila është lidhja ndërmjet sheqerit dhe nikotinës

Një medikament i cili përdoret kundër vartësisë ndaj nikotinës mund të përdoret edhe për të ulur vartësinë ndaj sheqerit, thotë studimi i fundit në Australi.

Lifestyle

08/04/2016 03:58

Vartësia ndaj sheqerit sot në botë konsiderohet shkaktari kryesor i mbipeshës që paraqet një problem serioz për njerëzit dhe shëndetin e tyre, përcjell lajmi.net

Hulumtuesit në Queensland University of Technology kanë pohuar se konsumi i tepërt i sheqerit është problem serioz për shoqërinë dhe në këso raste mund të rradhitet në grupin e drogave për kah varshmëria.

‘Varenicline’ është medikamenti i cili në SHBA është lejuar për trajtime mjeksore kundër varshmërisë ndaj nikotinës dhe disa drogave por që sipas studiuesve në hulumtimin e fundit del që ky medikament ndihmon edhe në tejkalimin e varshmërisë ndaj sheqerit.

Hulumtuesit pohojnë se nuk është defenitive dhe se studimet në këtë drejtim do të vazhdojnë./lajmi.net