Ja çfarë veprimesh dëmtojnë veshkat

Çdo ditë veshkat filtrojnë disa litra urinë, mbetje dhe lëngjet e tepërta për të parandaluar mbeturinat në gjak. Veshkat e mbajnë nivelin e elektrolitit të qëndrueshëm dhe prodhojnë hormone që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, në prodhimin e qelizave të kuqe dhe mbajnë kockat e forta.

Lifestyle

18/06/2016 10:57

Shpesh dëmtimi i veshkave mund të mos vihet re, kështu që është e rëndësishme që të merren masa për të siguruar veshka të shëndetshme. Ja dhe një listë e sjelljeve të zakonshme që mund të mos e kuptoni por që ushtrojnë presion veshkave dhe kjo mund të çojë në dëmtim serioz të veshkave.

Kur nuk pimë mjaftueshëm ujë

Një nga funksionet e rëndësishme të veshkave është filtrimi gjakut dhe shmangja e toksinave dhe mbetjeve. Kur nuk pimë mjaftueshëm ujë, këto toksina dhe mbetje nisin e akumulohen, duke shkaktuar kështu dëme serioze.

Konsumimi i tepërt i kripës

Trupi ka nevojë për sodium për të funksionuar normalisht, por sodiumi i tepërt mund të shkaktojë dëme. Shumë njerëz konsumojnë tek mase kripë, dhe kjo rrit presionin e gjakut dhe ushtron presion ndaj veshkave.

Konsumimi i tepërt i sheqerit

Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë shumë sheqer gjatë ditës ka më të ngjarë të kenë probleme me urinën e tyre. Proteinat në urinë janë një shenjë e hershme që tregon se veshka nuk po funksionon ashtu siç duhet.

Mbajtja e urinës

Mbajtja e urinës rregullisht rrit presionin dhe kjo mund të shkaktojë gurë në veshka. Është mirë ta dëgjojmë natyrën kur na thërret.

Kur kemi deficite të vitaminave dhe mineraleve

Të ushqyerit shëndetshëm është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, përfshirë dhe veshkat. Ekzistojnë shumë deficite që mund të rrisin rrezikun gurëve në veshka, si vitamina B6 dhe magnezi.

Kur konsumojmë tepër kafe

Kafeina rrit presionin e gjakut duke shtuar presion të tepërt në veshka, është e njëjtë si kripa. Përgjatë kohës, pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në dëmtimin e veshkave.

Konsumi i proteinave shtazore

Sa më shumë që konsumohen proteina shtazore, aq më shumë edhe veshkat duhet të punojnë, dhe kjo shkakton presion që mund të çojë në dëmtimin e veshkave.

Kur nuk flemë mjaftueshëm

Mungesa kronike e gjumit lidhet me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë sëmundjen e veshkave. Gjatë gjumit trupi funksionon duke riparuar indet e veshkave që mund të jenë dëmtuar, kështu që mungesa e gjumit e bën të vështirë shërimin.

Abuzimi me ilaçet

Marrje e tepërt e ilaçeve apo antibiotikëve të ndryshëm ka efekte anësore, ndonjëherë shumë serioze. Marrja e tepërt e ilaçeve të ndryshme mund të dëmtojë rëndë veshkat dhe mëlçinë.

Pirja e tepërt e alkoolit

Shumica e njerëzve e shijojnë një gotë verë ose një birrë, për më shumë se një gotë disa herë në ditë mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të veshkave. Alkooli ushtron presion në veshka dhe në mëlçi.