Ja çfarë ushqime hajmë varësisht nga gjendja emocionale

Njerëzit nuk hanë vetëm kur janë të uritur, por edhe kur dëshirojnë të shtypin emocionet e caktuara.

Lifestyle

15/08/2015 14:35

Pikërisht ky është shkaku kryesor për grumbullimin e kilogramëve të tepërt. Truku është në atë që të dalloni se cilat gjendje emocionale ju nxisin të hapni frigoriferin.

Kështu, zemërimi rrit dëshirën për ushqime të thata si çipsa. Derisa hani ushqim të tillë, njerëzit e zemëruar “tregojnë dhëmbët”, çka është shprehje natyrale e zemërimit.

Për dallim nga ajo emocionale, uria e vërtetë mund të kënaqet me çfarëdo ushqimi. Përveç kësaj, uria e vërtetë fizike forcohet gradualisht, derisa ajo emocionale në një moment jeni të ngopur, në tjetrin “vdisni nga uria”.

Për shembull, ngrënia shpesh lidhjet me shëndetin.

Nëse jeni të zemëruar, provoni të përtypni karotë të freskët.

Akullorja vepron si tabletat për qetësim.

Kokoshkat dhe bonbonet e vogla janë ilaç kundër mërzisë.

Edhe ndenja e fajit zgjon urinë.

Ushqimi për fëmijë ndihmon kundër ndjenjës së pikëllimit.

Ushqimin e festave e shijojnë njerëzit e lumtur.

Karbohidrate hanë ata që dëshirojnë të ikin nga stresi.

Me çokollatë luftojmë kundër ndjenjës së ankthit.

Fatkeqësisht, disa ushqime mund të vështirësojnë edhe më shumë gjendjen momentale.

Në mes tyre janë produktet e furrës nga mielli i bardhë, ushqimet shumë të ëmbla dhe yndyrshme, të cilat nxisin mungesa vitaminash në organizëm, çka edhe më shumë nxit ndjenjën e stresit dhe pakënaqësisë dhe kështu krijohet rrethi vicioz./GazetaBlic