Ja çfarë udhëzimesh mori Lista Serbe në Beograd për zgjedhjet në Kosovë

Lista Serbë sot në Beograd është “rrëfyer” dhe ka marrë udhëzimet para zgjedhjeve të 11 qershorit para zyrtarëve më të lartë shtetëror atje.

Lajme

25/05/2017 23:36

Lista Serbë sot në Beograd është “rrëfyer” dhe ka marrë udhëzimet para zgjedhjeve të 11 qershorit nga zyrtarët më të lartë shtetëror atje.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq pas takimit ka thënë, se serbët e Kosovës duhet të mblidhen dhe ta përkrahin Listën Serbe, e cila do të ketë udhëzime nga Beogradi për çdo veprim dhe Serbia do të vazhdojë të mbështet gjithë serbët që jetojnë atje.

Gjuriq ka thënë, se deputetët e Listës Serbe kanë parandaluar formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai gjithashtu ka thënë, se Serbia është e gatshme t’i përfaqësoj interesat e serbëve në, siç e quan ai, krahinë, e aspak nuk janë të interesuar për interesat e Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit apo Behgjet Pacollit.

Lideri i Listës Serbe Slavko Simiq, ka theksuar se që nga themelimi i saj listat serbe gjithnjë është koordinuar me Qeverinë e Serbisë.

“Lista Serbe është një projekt kombëtar, është bërë një markë politike e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Deri më tani, mbajtësi i paqes dhe stabilitetit të politikës së Qeverisë së Serbisë. Ne penguam me të gjitha dispozita ligjore të votohen të gjitha ato që ishin në dëm të popullit serb në Kosovë”, potencoi ai.

Në këtë takim të gjithë një zëri ranë dakord që të pengojë formimin e ushtrisë së Kosovë, të cilën ata e quajtën ‘sherr’ për rajonin. /Lajmi.net/