Ja çfarë tregon ngjyra e urinës dhe jashtëqitja për shëndetin tuaj

Stresi dhe dinamika e madhe e jetës janë shkaktarët që ne harrojmë vetën tonë. Për shëndetin duhet të kujdesemi gjithmonë, janë disa shenja që ju lajmërojnë t’i parandaloni disa sëmundje.

Lifestyle

30/03/2016 14:25

Këto shenja ju tregojnë se a jeni mirë me shëndet, shkruan collective-evolution.com, transmeton Gazeta Express.

Ngjyra e urinës

Ngjyra e urinës është një tregues i fuqishëm se a jeni mirë me shëndet. Në qoftëse urina juaj ka ngjyrë të zbehtë transparente ju nuk duhet të shqetësoheni, por nëse urina juaj ka ngjyrë të verdhë të mbyllët është paralajmërim se trupi juaj po shkon drejt dehidrimit.

Sa shpesh keni jashtëqitje?

Studimet e fundit tregojnë se ju të paktën njëherë në ditë duhet të keni jashtëqitje. Nëse ndodh e kundërta trupi juaj është i prirur që toksinat e ndryshme t’i shpërndajë në zorrën e trashë apo edhe në organizëm. Por vlen edhe rregulli se sa më shumë të hani aq më shumë do të keni jashtëqitje, ndërsa personat që mbajnë dieta të ndryshme mund të mos kenë jashtëqitje asnjëherë në ditë, gjë e cila nuk është e preferuar për trupin tuaj.

 Plasaritja e buzëve

Keni vërejtur që disa persona vazhdimisht kanë buzët e plasaritura? Ata arsyetohen që faktorët e jashtëm si: era, dielli, bora etj mund të jenë shkaqet që buzët i kanë të plasaritura. Prandaj nëse keni këso shenja në buzët tuaja, ju duhet të ngritni konsumimin e ujit.

 Lodheni vazhdimisht

Kjo lodhje nuk ju lejon të flini sa duhet, zakonisht shkaktohet kur nuk ushqeheni mirë. Ju duhet t’i hani të gjitha shujtat e parapara për një ditë.