Ja çfarë thotë Valverde për krizën e golave tek Barcelona

Skuadra e Barcelonës është futur në një krizë të golave gjatë ndeshjeve të fundit.

Sport

22/02/2019 19:54

Luis Suarez është lojtari që po tërheq vëmendjen, pasi atë nuk jemi mësuar ta shohim të vuaj aq shumë para portës.

Edhe i transferuari gjatë afatit të fundit kalimtar, Kevin Prince Boateng nuk po bën ndonjë punë më të mirë sesa uruguaiani.

Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se nuk është aspak i shqetësuar për këtë fakt.

“Ne kemi pasur disa ndeshje që nuk kemi konkretizuar shanset, mirëpo ne kemi krijuar shumë nga to dhe nuk kemi dhënë shanse për kundërshtarin” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net.

“Nëse vazhdojmë të krijojmë raste kështu, atëherë golin do ta gjejmë shumë shpejtë” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Barcelona është duke u interesuar për të transferuar një sulmues. Në listë janë emrat e Luka Jovic e Maxi Gomez. /Lajmi.net/