Ja çfarë thotë Suarez për fishkëllimat në drejtim të tij

Superylli i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se fishkëllimat në stadiumin Etihad të drejtuara në drejtim të tij janë një gjë krejtësisht normale.

Sport

24/02/2015 23:55

Suarez nuk është ndier në siklet pas fishkëllimave që janë drejtuar në drejtim të tij, duke thënë se një gjë e tillë është shumë normale për tifozët e skuadrës kundërshtare.

“Është një gjë shumë normale, nuk është problem për mua”, ishin fjalët e Suarezit të thëna menjëherë pas takimit.

Sulmuesi është fishkëllyer nga tifozët vendas, mirëpo ai shënoi dy gola në këtë takim, që në fund dolën të ishin golat e fitores për skuadrën spanjolle.