Ja çfarë thotë portieri i Liverpoolit për gabimin trashanik ndaj Leicesterit

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, javën e kaluar bëri bujë në rrjetet sociale, pas një veprimi akrobatik.

Sport

01/09/2018 19:17

Sot, braziliani provoi përsëri të kënaqte publikun me pakëz spektakël, mirëpo tashmë po bënë bujë për gabimin e tij fatal.

Duket se kjo do të jetë hera e fundit për Alisson që tenton gjëra të tilla, pasi në një intervistë pas ndeshjes është shprehur se do të marrë mësim nga gabimi që bëri.

“Jam i nevrikosur që bëra një gabim dhe futa skuadrën në situatë të vështirë. Kur njëri bën gabim, ndikon tek të gjithë.
Është pjesë e lojës timë (loja me këmbë) ,mirëpo, nuk do të bëhem arrogant e të them se do të vazhdoj ta bëjë atë gjë. Duhet të mësojmë nga gabimet” ishin fjalët e Becker.

Liverpool megjithatë arriti të marrë pikë të plota në takimin ndaj Leicester dhe tashmë prinë në tabelë me totalin e pikëve në katër ndeshje (12). /Lajmi.net/