Ja çfarë thotë Odegaard pas debutimit me Realin

16 vjeçarit, Martin Odegaard ka debutuar me fanellën e Realit në La Ligë në takimin e djeshëm ndaj Getafes, dhe këtë debutim ai e ka cilësuar si një gjë speciale.

Sport

24/05/2015 12:15

Martin Odegaard ka thënë se debutimi i tij me fanellën e Real Madridit ishte me të vërtetë një gjë speciale.

“Unë isha paksa nervoz pasi luaja përpara shumë njerëzve”, tha Odegaard.

“Sidoqoftë, unë kam tentuar ta shijoj momentin, një ditë speciale. Ndihem shumë krenar dhe shumë i lumtur”.

“Unë kam pasur kohë shumë të mira në sezonin tim të parë me Realin, dhe jam ndier shumë rehat”, përfundoi norvegjezi deklaratën e tij pas takimit.