Ja çfarë thotë Low për humbjen e papritur nga Meksika

Joachim Low e ka komentuar humbjen e Gjermanisë ndaj Meksikës.

Sport

17/06/2018 20:36

Gjermania u befasua nga Meksika duke u mposhtur 0-1 në Kupën e Botës.

“Ne e dinim se duhej të ishim të qëndrueshëm në këto ndeshje të para, por shumë shpesh, në mënyrë të panjohur, dukeshim nervoz dhe ne duhet të analizojmë pse ndodhi”, tha ai.

“Kemi pasur disa goditje drejt portës, por sikur topi nuk dëshironte të hynte në rrjetë”.

“Ne duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës. Ne jemi në presion kundër Suedisë”, ka përfunduar Low./Lajmi.net/