Ja çfarë thotë lloji i buzëve për ju si person

Ju mund të dini shumë gjëra për një person vetëm duke e shikuar në fytyrë. Fytyrat kanë ‘shenja’ që mund të thonë shumë gjëra për atë se çfarë personi është dikush, çfarë u pëlqen dhe madje çfarë personaliteti mund të ketë.

Lifestyle

24/09/2015 10:49

Një tipar i tillë i fytyrës janë edhe buzët. Sidomos për një femër, buzët mund të tregojnë shumë për personalitetin e tyre.

Mësoni më poshtë se çfarë do të thotë secili lloj i buzëve për personalitetin tuaj:

Buzët e holla
Thin-Lips

Në përgjithësi, njerëzit me buzë të holla priren për të pasur një jetë aventureske dhe gjithashtu preferojnë sfidat në jetë. Sfidat i pajisin ata me mësime të ndryshme jetësore dhe e stimulojnë trurin e tyre. Njerëzit me këtë lloj të buzëve kanë tendencë të duan shumë veten dhe preferojnë një partner i cili tregon kujdes për ta. Këta njerëz nuk janë shumë të organizuar por janë shumë të zëshëm për mendimet e tyre.

Buzët e plota
Full-Lips
Femrat me këtë lloj të buzëve duken më tërheqëse kur buzëqeshin, se sa të tjerët. Femrat që kanë këtë lloj të buzëve janë shumë të zonja në punën që e bëjnë. Ato gjithashtu janë shumë të talentuara dhe të suksesshme në çfarëdo që bëjnë, transmeton lajmi.net.

Buzët e vogla dhe të holla
Small-and-thick-lips
Njerëzit me këtë lloj të buzëve janë më kureshtarë për gjëra të ndryshme. Femrat me këtë lloj të buzëve janë gjithashtu shumë tërheqëse, përveç se ato priren për të pasur një natyrë më ‘rebele’. Këta njerëz bëjnë miq lehtë dhe kanë dëshirë të kenë vëmendjen e të gjithëve kudo që shkojnë.

Buzët ‘hark’
Bow-shaped-Lips
Femrat me këtë lloj ‘perfekt’ të buzëve janë shumë të pavarura, të vendosura dhe nuk ndjejnë kurrë keqardhje. Këta njerëz jetojnë në të tashmen dhe nuk brengosen fare për të ardhmen. Janë të guximshëm dhe të përgjegjshëm.

Buzët e mëdha dhe të trasha
Thick-Lips
Femrat me këtë lloj të buzëve e mbajnë jetën e tyre ‘të mbyllur’ rreth vetes dhe nuk flasin për gjërat personale. Ato janë shumë inteligjente dhe të vështira për meshkujt. (lajmi.net)