Ja çfarë thotë Klopp për fitoren e madhe të Liverpoolit ndaj Napolit

Jurgen Klopp është deklaruar shumë i lumtur për suksesin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Sport

12/12/2018 08:46

Skuadra e trajnerit gjerman, ka mposhtur 1:0 Napolin për të siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Klopp pas ndeshjes, e ka cilësuar të mahnitshme këtë sfidë, teksa nuk ka lënë pa përgëzuar edhe lojtarët e tij për paraqitjen.

“Unë jam ende plot adrenalin. Kjo lojë ishte thjeshtë e mahnitshme”, ka deklaruar Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Djemtë luajtën me gjithë zemrën e tyre. Mbrojtja jonë dhe presioni ishin ndër më të mirët që kam parë”.

“Periudha më e vështirë me të drejtë ishte pas 1:0. Ishte ndeshje e ‘egër’ nga të dy skuadrat. Çfarë goli nga Mo (Salah) dhe çfarë pritje nga Alisson. Nuk kam fjalë për këtë. Jam shumë krenar për djemtë sonte”./Lajmi.net/