Ja çfarë thotë Klopp për emërimin e Gerrardit trajner i Rangers

Jurgen Klopp ka folur për emërimin e Steven Gerrard në krye të Rangers.

Sport

04/05/2018 17:13

Ish mesfushori i Liverpoolit, sot është zyrtarizuar si trajner te skuadra e madhe skoceze.

Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit, është deklaruar i lumtur për Gerrard, duke thënë se ish reprezentuesi anglez është i gatshëm për këtë aventurë.

“Nëse Stevie mendon se është momenti i duhur, atëherë unë jam i sigurt se është momenti i duhur. Nëse mendon se është i gatshëm, atëherë ai është i gatshëm”, ka deklaruar Klopp për faqen zyrtare të Liverpool.

“Si e di, Rangers janë një klub i madh edhe pse pak në një moment të vështirë, por janë më mirë se sa disa vite më parë. Mund të jetë një përshtatje shumë e mirë, mund të bëhet diçka e mirë, duke iu afruar Celtic”.

“Jam shumë i sigurt se tifozët e Celtic nuk do të thonë ‘Faleminderit Zot, Steven Gerrard’. Por do të jetë kështu ‘Wow, Steven Gerrard’”.

“Stevie është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Tani dëshiron të bëhet trajner. Ai ka pasionin për futboll dhe njohurit rreth tij. Pjesa tjetër është për të mësuar, jam i sigurt se ai ka mësuar shumë vitin e fundit. Jam shumë i lumtur që ka këtë mundësi”./Lajmi.net/