Ja çfarë thotë Conte për transferimin e “çmendur” te Neymarit te PSG

.

Sport

04/08/2017 18:52

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka folur për transferimin e Neymar te PSG.

Neymar për 222 milionë euro, iu bashkua francezëve të PSG-së, duke u larguar nga Barcelona pas qëndrimit katër vjeçar, me të cilin skuadër ka fituar të gjithë titujt e mundshëm.

“Është një temë e vështirë”, deklaroi fillimisht Conte, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe për të qenë i sigurt ky lloj i lojtarëve e përfundojnë karrierën në të njëjtën skuadër, por nëse ata vendosin të ndryshojnë ne duhet të bëhemi gati për atë shumë të parave”.

“Për një lojtar normal tani duhet shpenzuar 45-50 milionë funte. Nëse dëshiron top lojtar duhet bërë gati për të shpenzuar para”.

“Është një temë e vështirë, temë e vështirë por shumë mbresëlënëse. Është një shumë mbresëlënëse parash, 200 milionë funte. Por nëse PSG është e gatshme ta bëjë këtë, pse jo”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/