Ja çfarë thotë Aziz Salihu për fotot me Lepa Brenën (Foto)

Aziz Salihu, ish-boksieri i mirënjohur, ndryshe është kryetar i klubit të boksit Prishtina, më në fund publikoi fotografinë shumë seksi që dukej me këngëtaren e mirënjohur të asaj periudhe në ish-shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia.

ShowBiz

16/04/2017 21:38

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  vendosi më në fund të tregoi se cilin lokal ka qenë në vitin 1984 kur u takuan me Lepa Brenën (Fahreta Jahiç-Zhivojinoviç).  Ai tha se shumë e njeriu ka dyshuar që kam fotografi me Lepa Brenën , disa dyshoni që kam pasur lidhje me të.

“E vërteta e fotos me Lepa Brenën është se në at periudhë na ka lidhur vetëm një gjë: Ajo këngëtare e njohur dhe unë sportist i madh me renome botërore. Gjithmonë emrat e mëdhenj janë takuar në një vend dhe vetëm sportistët e mëdhenj siç isha unë, dhe Lepa Brena këngëtare. Kjo fotografi që e publikoi është e vitit 1985 në një lokal të njohur të asaj kohe, ‘Duka’ në Beograd. Aty kemi ndejtur shumë ne sportistët dhe vërtet ka qenë vend i hareshëm”, ka thënë Aziz Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Ky është një lloji sekreti që po ia tregoi, sepse shumë mendojnë që unë kam pasur më shumë me Brenën. Brenën e kam pasur vetëm shoqe si VIP që ishim dhe asgjë më shumë. Por fotografia tregon më së miri se sa të hareshëm ishim at periudhë apo gazmorë”, thotë ‘Zizi’. Një fotografi e jashtëzakonshme, ku shihet Brena që vërtet konsiderohej si ylli më i madh i asaj periudhe madje edhe me bukurinë e saj ka çmendur të gjithë dhe ‘Zizi’ që shumë herë e quan veten Mister i asaj kohe”.