Ja çfarë thotë Aida Dërguti për fotografinë me Xhavit Halitin (Foto)

Sot, Dërguti është sqaruar për këtë fotografi, duke postuar edhe një tjetër ku shiheni edhe persona tjerë, transmeton lajmi.net.

Lajme

21/06/2016 20:25

Dje, ka rrjedhur një fotografi ku nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti dhe nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti shihnin bashkë ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë.

Sqarimi i plotë i Dërgutit:

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë (i përbërë nga Valentina Leskaj- Nënkryetare, Namik Dokle-deputet dhe Eduard Shalsi-deputet) dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës (Xhavit Haliti dhe unë), gjatë kësaj jave po ndjekin punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Rastisi këtë javë dhe ndeshja e Kombëtares me Rumaninë, e cila na bashkoi të dy delegacionet në shtëpinë e bashkatdhetarëve tanë, familjes Krasniqi.

Fitorja e Kombëtares dhe mirëpritja e familjes e bënë këtë mbrëmje të paharruar. Falemnderit shumë!