Ja çfarë thoshin nxënësit që morën pjesë në testin PISA (Video)

Shumica e nxënësve gjithandej Kosovës, kanë dështuar në këtë provim ndërkombëtar të cilësisë, të njohur si PISA.

Lajme

06/12/2016 21:08

Rezultatet e shumëpritura u publikuan të martën, dhe aty Kosova radhitet si e 68-ta në listën e 72 shteteve të testuara, njofton Klan Kosova.

Ministri arsimit, Arsim Bajrami, pranoi se nuk kishte qenë optimist, e tash paralajmërmoi kërkim-përgjegjësie nga  krejt ata që janë kompetentë për këtë fushë.

Sipas Bajramit kjo situatë reflekton  gjendjen e viteve 2010-2014 që eshte periudhe para ardhjes së tij si ministër.

Ramë Buja, ish-ministër në periudhën e cekur,  i tha Klan Kosoves përmes telefonit se askush s’mund të jetë i amnistuar nga faji.  Sipas tij, faji  është zingjiror në gjithë të përfshirët në arsim dhe mësimdhënie.

Veprim urgjent dhe reforma vitale nga qeveria  për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit  po kërkon edhe udhëheqësja e deritanishme e Programit për Zhvillimin e Kapaciteteve në Arsimin Fillor nga organizata GIZ,  Dagmar Fuchs-Schmitz.

Për Dukagjin Popovcin, nga Qendra për Edukim e Kosovës, ky rezultat është shumë dëshpërues.

Sipas Popovcit, pa avancim të arsimit, as ekonomia e kosovës nuk pritet të jetë  më e zhvuilluar se kaq.

Në testimin PISA 2015 janë përfshirë 28 komuna, me 5161 nxënës nga 225 shkolla. 15 vjecarët janë testuar në shkencë, lexim dhe matematikë. Sipas rezultateve të publikuara, arritshmëria e nxënësve kosovarë në shkencë është 378, në lexim 347 dhe në matematikë 362 nga 500 pikët maksimale.

YouTube player