Ja çfarë thonë mediat e Ishujve Faroe për ndeshjen kundër Kosovës

Kërcënim i madh për Kosovën – është kryetitulli i “Roysni.fo”.

Sport

10/09/2018 12:10

“Do të jetë një nga mbrëmjet më të mira në Prishtinë. Ekipi kombëtar luan në “Fadil Vokrri” dhe do të jetë një ndeshje e vështirë” shkruan Roysni.

Më tutje ata kanë përmendur edhe fitoren 2:0 të Kosovës në përballjen direkte me Ishujt Faroe.

Vend zuri edhe diskutimi i vlerave të kombëtareve ku Kosova ka vlerë larg më të madhe.

Megjithatë, mediat në Ishujt Faroe janë tejet optimiste për takimin dhe janë të bindur për fitore.

Të gjithë titujt tregojnë se kombëtarja e tyre udhëton për fitore./Lajmi.net/