Ja çfarë tha Qëndron Kastrati para se të largohet nga emisioni

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lëshuar emisionin ku po pritej të zhvillohet debat zgjedhor me kandidatin e LDK’së, Shaip Surdulli nga LDK në televizionin Tribuna

Lajme

14/11/2017 21:16

Kastrati ka përmendur një mori arsyesh lidhur me vendimin e tij për mospjesëmarrje jo vetëm në këtë emision, por edhe në debatet e tjera.

“Raundi i parë ka shkuar në rregull, ndërsa raundi i tyre ka qenë ndryshe. LDK ka premtuar projekte, duke i mashtruar qytetarët. Buxheti është mbi 100 mijë, ndërsa ka bërë premtime për 15 milion. Fushata është për keqardhje. Këta po u thonë qytetarëve se do t’i mbyllim bizneset, do t’i rrënojmë shtëpitë pa leje, do t’i ndalim rastet sociale. Po thonë që jam djali i një terroristi. Shtëpia e Kulturës është në emër të babait të tij. Kanë thënë se do t’u hakmerrem unë komunitetit rom e serb. Një vajzë rome më ka thënë se a është e vërtetë se ju do të na largoni nga shtëpitë tona nëse bëheni kryetar. Kjo është e rëndë për mua”, tha Kastrati.

YouTube player