Ja çfarë tejkalimi bën një mërgimtar në rrugën Prizren – Suharekë (Video)

Portali TherandaPost ka postuar një video ku shihet se si një mërgimtar bën një tejkalim që në Zvicër nuk do ta bënte.

Fun

24/07/2015 14:24

Në pritje e sipër prapa një traktori, mërgimtari i cili sipas regjistrimit del të jetë nga Zvicrra, e tejkalon traktorin nga ana e kundërt e rrugës, duke dalë jashtë rrugës së asfaltuar, transmeton TherandaPost.

Le të jetë kjo një apel që ju mërgimtarë të respektoni rregullat e komunikacionit edhe këtu sepse një gjë e tillë në vendin ku jetoni ndoshta u kishte lënë pa vozitje për një kohë të gjatë.

Po shpresojmë që është rast specifik dhe jo i përgjithshëm.

Duhet thënë që video sikur është e publikuar ashtu edhe ka ardhur në redaksi me të gjitha shtesat që shihen aty./TherandaPost