Ja çfarë të mira i ndodhin trupit tuaj nëse e bëni këtë çdo ditë

Ushtrimi dërrasë apo i njohur si plank, është ushtrim me peshë të trupit që asnjëherë nuk del nga moda.

Lifestyle

27/04/2016 04:04

Veç kësaj, është ndër ushtrimet më efektive që mund t’i bëni, pasi që kërkojnë pak kohë dhe ofrojnë rezultate të mahnitshme në një periudhë afatshkurtër.

Do të përmirësoni performancën dhe definimin e muskujve të barkut

Planks janë ushtrime ideale për muskujt abdominal, për shkak se i përfshijnë të gjithë muskujt e barkut, përfshirë transverse abdominus, rectus abdominus etj.
Do të zvogëloni rrezikun për lëndime në shpinë

Planks janë lloj i ushtrimeve të cilat lejojnë që të ndërtoni muskuj, e ndërkohë sigurohen që nuk i bëni shumë presion shpinës apo ijëve tuaj.

Sipas Këshillit Amerikan për Ushtrime, nëse bëni planks çdo ditë, jo vetëm që i zvogëlon dhimbjet e shpinës, por i forcon muskujt në tërë shpinën tuaj.

Do të përmirësoni metabolizmin

Këto ushtrime do t’ju mundësojnë të digjni më shumë kalori. Ushtrimet që i bëni çdo ditë do të sigurohen që të digjni kalori edhe gjatë kohës që jeni ulur.

Sidoqoftë, ushtrimet në përgjithësi ndihmojnë që metabolizmi të funksionoj siç duhet.

Do të përmirësoni qëndrimin

Planks do t’ju mundësojnë të qëndroni drejt dhe fuqishëm, pasi që muskujt në abdomen kanë efekte të thella në qafë, shpatulla, gjoks dhe shpinë. /Telegrafi/