Ja çfarë të bëni që t’i bëni sytë të duken më të mëdhenj!

Jeni të interesuara se si t’i bëni sytë të duken më të mëdhenj? Nuk ka problem! Mësojeni më poshtë se çfarë të bëni.

Lifestyle

10/12/2015 23:40

Qoftë nëse keni sy të vegjël apo thjeshtë dëshironi t’i bëni të duken më të mëdhenj, ka disa trika grimi të syrit të cilat mund të ju ndihmojnë.

E gjitha qëndron tek teknika, kështu që ndoshta duhet të ushtroni disa herë derisa të arrini rezultatin që dëshironi.

Kështu, këto janë mënyrat:

1. Përdorni hijezues të bardhë të syrit
3ffe9010cf1e562c9b640a9d46d58538_kmchgw1
Në vend se të përdorni lapsa me ngjyrë të mbyllët, përdorni hijezues të bardhë pasi që do t’i bëjë sytë që të duken më të mëdhenj.

2. Kujdesuni për qerpikët
2ef1c344cb18a3758b8c95dff8111953_lv15y8
Mund të përdorni edhe qerpikë të rremë shtesë nëse ndjeheni më rehat, por qëndroni me aplikuesit e zakonshëm të qerpikëve dhe vetëm shtoni pak dendësi.

3. Jepuni formë vetullave
2103447f786191ea703cebcfd7e75a50_oysrr6
Sigurohuni që vetullat tuaja të shkurtohen mirë dhe mjeshtërisht. Ato kanë nevojë që të plotësojnë formën e fytyrës tuaj, natyrisht, kështu që mbajeni këtë në mend kur jeni duke iu dhënë formën. Thjeshtë krijoje hapësirën që dëshiron ta kesh! /lajmi.net